Euro dhe Paundi në krizë, me sa u këmbyen sot dhe çfarë pritet? Dy shkaqet kryesore të rënies historike të monedhave të

Sipas të dhënave më të fundit të Kursit të Këmbimit, në tregun valutor vendas Euro dhe Paundi Britanik kanë pësuar ulje, ndërsa franga dhe dollari amerikan rritje.

Euro u ble sot me 101.1 lekë, dollari u ble me 93.6 duke pësuar një farë rritje sikurse edhe Franca zvicerane. Kjo e fundit u ble sot me 106.7 lekë. Kurse Paundi Britanik u këmbye me 117.7 lekë.

Siç tregojnë edhe shifrat, ashtu si në kulmin e sezonit turistik, monedhat e huaja kanë pësuar rënien më të madhe historike. Cila është arsyeja e një rënie tjetër të madhe të papritur, aq sa Euro rrezikon të zbresë para festave të fundvitit poshtë vlerës 100?

Edhe pse arsyet janë të shumta, madje të pashpjegueshme, duket se rënia e Euros dhe e Paundit  lidhet me faktin se në Britaninë e Madhe dhe në vendet e Bashkimit Europian jetojnë dhe punojnë shumica e emigrantëve shqiptarë. Ndërsa nuk ka të dhëna zyrtare, por arsyeja pse në përgjithësi ranë ndjeshëm këtë vit monedhat e huaja, mund të lidhet më një ofertë më të madhe në treg nga fluksi i parave të padeklaruara.

Nisma e amnistisë fiskale e cila u kundërshtua nga BE duket po gjen zbatim në rrugë ilegale. Një arsye tjetër e fortë është shlyerja e borxhit në tregjet e huaja, si dhe e interesave të lartë, borxh që është marrë në euro nga qeveria çka do të thotë se nga zhvlerësimi i kësaj të fundit ulet kostoja e kredisë dhe shlyerja bëhet më e lehtë nga ana e qeverisë.

Nga zhvlerësimi i monedhave të huaja po humbin prodhuesit shqiptarë si dhe të gjithë ata të cilët punojnë brenda apo jashtë Shqipërisë, por nuk paguhen me monedhën vendase. /Liberale.al/       

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com