Vodhën dy kondicionerë dhe i shitën, arrestohen 16-vjeçarët në Vlorë

Dy 16-vjeçarë janë arrestuar në Vlorë, pasi kanë vjedhur dy kondicionerë dhe i kanë shitur një 26-vjeçari. Ndërsa, për këtë të fundit ka nisur procedimi në gjendje të lirë pasi ka përvetësuar mallra që rrjedhin nga vepra penale.

Njoftimi i policisë:

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë për veprën penale “Vjedhja”, shtetasit 16 vjeç, të dy banues në Vlorë, pasi dyshohet se kanë vjedhur 2 kondicionerë, në lagjen “Pavarësia”, të cilët më pas dyshohet se i ka blerë shtetasi 26 vjeç, banues në Vlorë. Për shtetasin ka nisur procedimi në gjendje të lirë, për veprën penale “Përvetësimi i parave ose mallrave që rrjedhin nga vepra penale ose veprimtaria kriminale”.

Ndërkohë, materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com