Meloni: E majta italiane kërcënon PS dhe Ramën me përjashtim nga Europa, sepse po ndihmojnë Italinë (për emigrantët)

Kryeministrja e Italisë e quan ndihmë nga Shqipëria pranimin e marrëveshjes për emigrantët. Ajo e realizoi marrëbeshjen me një qeveri të majtë dhe shprehet e habitur pse e majta italiane e kontestin madje thotë se ka kërkuar e PS-së që udhëhiqet nga Rama nga e majta

“Mendoj se marrëveshja me Shqipërinë, e cila është një marrëveshje që parashikon që një pjesë e emigrantëve të paligjshëm, nëse vijnë nga vende të sigurta, do të duhet të riatdhesohen, na lejon që këta emigrantë t’i dërgojmë në Shqipëri në vend që t’i mbajmë në Itali dhe për të menaxhuar, situara atje do të jetë nën juridiksionin italian,” tha Meloni

“Nuk e di pse e majta (italiane) e konteston marrëveshjen, por mendoj sepse shpresojnë se nuk do ta zgjidhim dot problemin siç po përpiqemi ta bëjmë”- tha kryeministrja Giorgia Meloni. “Mendoni se marrëveshja me Shqipërinë – shtoi ajo – është novatore, e dobishme, mund të përfaqësojë edhe një precedent, nëse arrijmë ta bëjmë të funksionojë mirë, në përputhje të plotë me të drejtën ndërkombëtare. Pas kësaj, opozita, Partia Demokratike (e majta italiane), u përpoq të nxirrte Edi Ramën nga PSE (Partitë Socialiste Europiane), sepse të ndihmosh Italinë me sa duket (ajo parti) nuk është e majtë” tha Meloni.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com