Shtegtimit i bagëtive, Transumanca futet në UNESCO! Margariti: Traditë e lashtë, aplikuam bashkë me Spanjën e Francën

Një vit pasi xhubleta u fut në UNESCO, Komiteti Ndërqeveritar i Mbrojtjes së Trashëgimisë Kulturore Jomateriale votoi përfshirjen e Transumancës në listën e trashëgimisë kulturore. Ministrja Elva Margariti njofton se vendi ynë kishte aplikuar më një dosje të përbashkët me Spanjën, Andorën, Kroacinë, Francën, Luksemburgun dhe Rumaninë.

Transumanca, tradita e shtegtimit të bagëtive, është një traditë e lashtë që ka kapërcyer shekujt dhe shtetet; një mënyrë jetese e pasur me këngë pastorale, instrumente, veshje, rite, festa dhe kulinari.

Postimi i Margaritit
🗣️🗣️🗣️ Transumanca në UNESCO! 🇦🇱🇦🇱🇦🇱
🟢 Një lajm i mirë vjen nga Botswana:
Plot një vit pasi xhubleta u pranua nën mbrojtjen e UNESCO-s, Komiteti Ndërqeveritar i Mbrojtjes së Trashëgimisë Kulturore Jomateriale votoi përfshirjen e Transumancës në listën e trashëgimisë #kulturore jomateriale botërore, për të cilën aplikuam në një dosje të përbashkët me Spanjën, Andorën, Kroacinë, Francën, Luksemburgun dhe Rumaninë.
Duke iu bashkuar Italisë, Austrisë dhe Greqisë, që ishin përfshirë në vitin 2019 për këtë këtë dukuri.
Tradita e shtegtimit të bagëtive, është një traditë e lashtë që ka kapërcyer shekujt dhe shtetet; një mënyrë jetese e pasur me këngë pastorale, instrumente, veshje, rite, festa dhe kulinari.
Le të jetë ky një ogur i mirë edhe për dosjet e tjera që Ministria e Kulturës ka dorëzuar pranë UNESCO-s, përgatitur nga ekspertë të fushës me mbështetjen financiare të partnerit tonë The_AADF .
🙏🏼 Faleminderit që hartuat një dosje fituese!
#ministriaekulturës #transumanca #unesco

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com