Berisha 1 minutë heshtje për Mirush Kabashin: Mbylli sytë përgjithmonë një gjeni i skenës shqiptare!

Ish-kryemimistri Sali Berisha ka reaguar pas ndarjes nga jeta të aktorit të madh Mirush Kabashit.

Ai u shpreh se 5 dhjetori do të jetë një ditë zie për artin, artdashësit dhe kulturën tonë.

” Një gjeni i skenës shqiptare dhe filmit shqiptar, mbylli sytë përgjithmonë. Mirush Kabashi nuk është më. Mirush Kabashi ishte një nga talentet më të rralla, një nga artistët më të shquar, më të talentuar të filmit dhe teatrit shqiptar. Ai interpretoi mbi 100 role, personazhe të veprave të autorëve tanë dhe botërorë.

I interpretoi ata me mjeshtëri të madhe. U bë i pavdekshëm me rolet e tij. Mirush Kabashi u nda nga ne si Sokrati i kohës sonë dhe u nis në përjetësi. Duke shprehur ngushëllime më të ndjera familjes, të afërmve dhe të gjithë admiruesve të tij, u ftoj të nderojmë kujtimin e artistit të madh me një minutë heshtje,” – u shpreh Berisha.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com