Të paktën 22 persona kanë humbur jetën si pasojë e shpërthimit të vullkanit Marapi në Indonezinë perëndimore. Numri i raportuar i viktimave fillimisht ishte më i ulët, por ditën e sotme u gjetën edhe nëntë trupa të tjerë nga ekipet e shpëtimit.
Ndërkohë, është edhe një person që rezulton i humbur.
Kujtojmë se vullkani më aktiv i Sumatrës shpërtheu të dielën, duke e ngjitur hirin e tij 3000 metra në qiell, më lart se vetë vullkani.
“Nëntë nga dhjetë personat e zhdukur janë gjetur të vdekur pasditen e sotme dhe trupat e tyre aktualisht janë duke u transportuar. Ne jemi ende në kërkim të një viktimë”, tha për AFP Abdul Malik, drejtor i shërbimeve të shpëtimit në qytetin Padang.