Shkon në 22 numri i të vdekurve në Indonezi nga shpërthimi i vullkanit Marapi

Shpërthimi i vullkanit Marapi në Indonezinë perëndimore ka vrarë të paktën 22 njerëz, pas zbulimit të nëntë trupave të tjerë, ekipet e shpëtimit njoftuan sot se janë ende në kërkim të një personi të zhdukur.

Vullkani më aktiv i Sumatrës shpërtheu të dielën, duke dërguar hi 3000 metra në qiell, më lart se vetë vullkani.

“Nëntë nga dhjetë personat e zhdukur janë gjetur të vdekur pasditen e sotme dhe trupat e tyre aktualisht janë duke u transportuar. Ne jemi ende në kërkim të një viktimë”, tha për AFP Abdul Malik, drejtor i shërbimeve të shpëtimit në qytetin Padang.

Qindra shpëtues indonezianë janë mobilizuar për kërkimin, i cili vazhdon në kushte të vështira për shkak të motit të keq dhe hirit që vazhdon të derdhet nga vullkani.

Ahmad Rifadi, kreu i Observatorit Marapi, vëzhgoi pesë shpërthime midis mesnatës dhe orës 08:00 (ora lokale, 02:00 me kohën e Shqipërisë) “Marapi është ende shumë aktiv. Ne nuk mund ta shohim lartësinë e kolonës (hirit) sepse është mbuluar nga retë”, shpjegoi ai./Liberale.al


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com