Zbulohet dokumenti/ Liridona dhe Naimi kishin bërë kërkesë për divorc, gazetari suedez: 500 mijë euro është sigurimi i j

Vrasja e Liridona Ademajt më 29 nëntor në Prishtinë, vazhdon të mbetet krye lajm në mediat shqiptare, ndërsa detaje të reja zbulohen për çiftin, që jetonin së bashku prej 13 vjetësh dhe ishin prindër të dy fëmijëve.

Naim Murseli, bashkëshorti i viktimës, ndodhet aktualisht në burg, i akuzuar si porositësi i vrasjes dhe insketimit të grabitjes ku e reja humbi jetën. Ky i fundit u arrestua së bashku me Granit Plavën dhe Kushtrim Kokalla, si të dyshuar në organizimin e vrasjes së të resë.

Shumë është përfolur për arsyen e krimit të rëndë, disa që e lidhin me sigurimin e jetës dhe shifrën që partneri mund të përfitonre, e të tjerë thonë se mund të ketë lidhje me ndonjë lidhje dashurie tjetër në çift. Familjarët, edhe të Liridonës, por edhe babai i Naimit, kanë deklaruar për mediat se çifti ishin të lumtur, jetonin prej vitesh në Suedi, kishin bizneset e tyre dhe nuk kishin pasur kurrë ankesa.

Por e vërteta po del krejt ndryshe. Mesa duket, ndoshta jo të bëra të ditura për familjarët, por çifti ka pasur probleme mes tyre. Kosovapress ka siguruar një dokument që vërteton disa raportime se dyshja kishin kishin bërë një kërkesë të përbashkët për divorc në një gjykatë suedeze. Megjithatë divorci nuk ka ndodhur pasi asnjëra palë nuk është paraqitur brenda gjashtë muajve deri në një vit, që cilësohet si periudhë e shqyrtimit të kërkesës.

Për këtë, Gjykata e Qarkut të qytetit Uddevalla më 24 shkurt të vitit 2020 kishte marrë vendim për të ndërprerë çështjen nga procedimi i mëtejshëm.

“Më 31 janar 2019, Liridona Murseli dhe Naim Murseli kanë dorëzuar një deklaratë të përbashkët divorci. Gjykata e Qarkut vendosi që divorcit t’i paraprihet një periudhë shqyrtimi prej të paktën gjashtë muajsh dhe maksimumi një vit. Në lidhje me vendimin, gjykata e rrethit njoftoi palët se mund të kërkonin me shkrim ndarjen brenda afatit të caktuar. Asnjë kërkesë për vendim për divorc nuk ka mbërritur në gjykatën e rrethit. Çështja e ndarjes ka rënë. Gjykata e Qarkut e pushon çështjen nga procedimi i mëtejshëm”, thuhet në dokument.

Lidhur me raportimet se Naim Murseli kishte paguar para disa kohësh sigurimin jetësor të Liridonës në një kompani suedeze dhe që mund të të mbulonte 20 milionë euro në rast humbjeje jete, rezulton se nuk është e vërtetë. Gazetari suedez Henrik Lundbjörk, ka thënë për KosovaPress, se shuma më e lartë e vlerës së sigurimit është 500 mijë euro.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com