Elbasan/ Dyshohet se u rrëzua në punë, dërgohet në spital 45-vjeçari

Në spitalin rajonal Elbasan është paraqitur për të marrë ndihmë mjekësore shtetasi, një punëtor 45-vjeçar, banues në fshatin Petresh.

Nga veprimet e para hetimore, dyshohet se 45-vjeçari është dëmtuar pasi është rrëzuar nga një strukturë metalike, gjatë kohës që ka qenë duke punuar në firmën për përpunimin e hidrokarbureve, në fshatin Balldren, në të cilën është i punësuar.

Grupi hetimor po kryen veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com