Vriste zogj në Leskovik dhe mburrej në ‘Facebook’, 26 vjeçarit i sekuestrohet çiftja nga policia, gjobitet me 800 mijë

Në lidhje me një foto të publikuar dhe denoncuar në rrjetet sociale të një shtetasi ku në Leskovik, Kolonjë, 26 vjeçari shfaqet me shpendët e vrara, Policia e Kolonjs tha se ka bërë identifikimin dhe shoqërimin e autorit të dyshuar.

Në vijim të veprimeve procedurale u referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. G., 26 vjeç, lindur në Leskovik dhe banues në Yzberisht, Tiranë, për veprën penale “Dëmtimi i specieve të mbrojtura të florës dhe faunës së egër”.

Gjithashtu në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e gjahut, të cilën 26-vjeçari e posedonte me lejen përkatëse.

Në lidhje me këtë rast nga inspektorët e IMT Kolonjë është plotësuar akti i konstatimit të masës administrative me vlerën 80000 lekë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com