Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla ka përjashtuar nga seanca plenare deputetin Flamur Noka. Ky i fundit, nxori tymuese para foltores së Kuvendit, në përpjekje për të ndërprerë seancën plenare.
Sakaq, deputeti Noka nuk ka pranuar që të largohet nga salla, ndërsa Nikolla ia kujtoi dy herë këtë vendim.
Ndonëse situata në Kuvend nuk i ngjan atyre seancave të zakonshme, socialistët kanë vijuar me rendin e ditës, ku kanë vijuar me fjalimet e tyre, ndonëse duke hasur me protestën e opozitës.