“Ajo quhej Liridona Ademaj!” – Reagimi i deputetes për vrasjen e gruas nga bashkëshorti (pas arrestimit të tij)

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Doarsa Kica-Xhelili ka shpërndarë postimin ku thuhet “Ajo quhej Liridona Ademaj”, dhe jo Liridona Murseli.

Përmes një shkrimi në Facebook, Kica-Xhelili ka ngushëlluar familjarët për vdekjen e saj.

Sa u përket arrestimeve të fundit në lidhje me këtë ngjarje, përfshirë edhe bashkëshortin e saj, Naim Murseli, Kica-Xhelili ka shkruar “gjithë sytë nga Gjykata”.

Postimi i plotë:
Ajo quhej LIRIDONA ADEMAJ

Këto vrasje po na bëhen vraga që s’po durohen më.

E pështirë!

Këto shkronja statusesh kanë filluar të na shndërrohen në turp kolektiv.

Dhashtë Zoti familjarët ta gjejnë durimin e prehjen në fuqinë që i duhet t’i ngushëllojnë e rrisin fëmijët.

Gjithë sytë nga Gjykata.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com