Kuvendi i Rithemelimit, Berisha mbërrin në Pallatin e Kongreseve i shoqëruar nga bashkëshortja dhe vajza

Ish-kryeministri Sali Berisha mbërriti në ambientet e Pallatit të Kongreseve, ku po mbahet Kuvendi Kombëtar i Rithemelimit, i shoqëruar nga bashkëshortja, Liri Berisha dhe vajza e tij, Argita Malltezi.
Në këtë mbledhje pritet të bëhet votëbesimi i kryetarit të partisë.

Në rendin e ditës janë edhe disa pika të tjera që lidhen me zhvillimet e brendshme në parti dhe gjendjen ku e sipas PD e ka futur Shqipërinë “politika anti-shoqërore dhe anti-kombëtare e Edi Ramës”.

Ndërkohë një ditë më parë, kryedemokrati Sali Berisha tha se Kuvendi ka për “qëllim ndezjen e fuqishme të motorëve të aksionit politik dhe të betejës pa kthim”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com