Pas arrestimit nga policia të Naim Murselit, bashkëshortit të Liridonës, e cila mbeti e vdekur në një ngjarje që u raportua si grabitje, detaje të reja kanë dalë për atë që së fundi raportohet si porositësi i vrasjes për 30 mijë euro.
Murseli ka qenë ish-këshilltar i Behgjet Pacollot, në kohën kur ai ishte president i Kosovës. Ai jetonte në Suedi dhe kohët e fundit ishte kthyer në Kosovë. Siç deklaroi një ditë më parë, vjehrri i viktimës, çifi, prindër të dy fëmijëve, kishin blerë shtëpi në Kosovë dhe kishin hap biznesin e tyre. Naimi ishte kthyer në muajin qershor, ndërsa Liridon në tetor dhe fill pas një muaji ajo humbi jetën.
Nga rrjetet sociale, vërehet se Naim Murseli ka qenë i “fiksuar” pas VIP-ave dhe ka shpërndarë foto të ndryshme me Edi Ramën, Rita Orën, Dua Lipën, madje edhe Olta Gixharin.
Më herët edhe gazetari Blendi Fevziu shkruajti se e kishte takuar Murselin në një hotel në Prishtinë, ku ai i kishte treguar për jetën e tij.