Konkurrenti i “Për’puthen”, Vedat Sulemanov, ishte mëngjesin e kësaj të premte i ftuar në studion e emisionit “Wake Up”, nga ku zbuluar se si ka nisur që të merret me “TikTok”-un, i cili i ka sjellë fitime marramendëse.
Vedati zbulon se brenda një nate ka arritur që të fitojë 9 mijë euro, ndërsa për një muaj ka arritur që të fitojë 105 mijë euro.
Ai shton se për të fituar kaq shumë, ka qëndruar mbi 16 orë live në këtë rrjet sociale.
Pjesë nga biseda:
Blendi Salaj: Sapo mësova se ti je një nga “tiktok”- ersat e parë në Ballkan dhe ke një histori me “TikTok”-un ku ti u ke mësuar edhe të tjerëve se si t’a përdorin.
Vedat Sulemanov: “TikTok”-un e përdora në pandemi. Isha një prej “tiktok”-erave të parë, të cilit i mora vëmendjen shumë shpejt se nuk kishte shumë shqiptarë në atë kohë dhe me kalimin e kohës ua mësova gjithë shqiptarëve si m’u futur live, si me heq paratë, si me bërë transfertat.
Blendi Salaj: Tani njerëzit po fitojnë me mijëra e mijëra me “TikTok”. Po kë ke mësuar ti se si të përdorin “TikTok”?
Vedat Sulemanov: Thjesht isha i më mërzitur, ishte një kohë në të cilën ishte pandemia, më ranë disa raste në jetën time që ishin të komplikuara me i përballuar dhe gjeta vendin tim në “TikTok”. Edhe mendoj se jam një nga personat, i vetmi që foli për të ardhurat e “TikTok”-ut. Unë mund të them që brenda një nate kam fituar rreth 9 mijë euro.
Enxhi Nasufi: Po ti vetë si mësove? Se ti thua se ua kam mësuar të tjerëve, ti vetë nga e nise?
Vedat Sulemanov: Unë jetoj edhe jashtë dhe jam një person që eci shumë, domethënë në Europë, në Azi e krejt. E në Azi ishte pak më e avancuar “TikTok”-u dhe mora guximin të rrija 1 javë në kompjuter me i lexuar krejt.
Enxhi Nasufi: Pra ke marrë informacionin e duhur dhe pastaj ke aplikuar vetë. Ti vetë sa fiton? Një shifër në muaj?
Vedat Sulemanov: Në atë kohë që isha unë në “TikTok” mund të them lirisht nga 10 mijë euro e lart. Varet nga koha që kalon.
Neada Muçaj: Këto mund t’i merrje në muaj apo jo?
Vedat Sulemanov: Unë për një muaj kam marrë 105 mijë euro.
Neada Muçaj: Si ndodh kjo Vedat? Ti poston video, merr vëmendje, shikueshmëri apo janë këto live-t ku luhen para?
Vedat Sulemanov: Live-t, ku unë rrija mbi 16 orë live. Kisha sfida. Po isha edhe një nga të parët që bëja emisione.