“E ndjera ka bërë rezistencë”, flet vjehrri i 33-vjeçares që u vra nga grabitësit: Ishin 400 m larg banesës s

Detaje të reja kanë dalë në skenë për ngjarjen e rëndë që ndodhi dy ditë më parë në Prishtinë, ku një 33-vjeçare u vra në sytë e fëmijëve dhe bashkëshortit, ndërsa disa persona iu zunë pritë dhe i grabitën.

Ka qenë vjehrri i viktimës, Shaban Murselli, i cili ka treguar se çifti ishin kthyer nga Suedia në Kosovë për të rindërtuar jetën dhe se grabitësit iu dolën 400 m larg banesës së tyre.

“Liridona dhe burri kanë jetuar në Suedi. Ata kanë hapur firmë në Kosovë dhe kanë blerë shtëpi në Prishtinë. Kanë qenë duke u kthyer nga darka, 400 metra pa shkuar në shtëpinë e tyre i kanë dalë me armë para dhe i kanë marrë të gjitha sende. E ndjera ka bërë rezistencë”, ka thënë ai.

Ai tha se ka disa variante për ngjarjen, ndërsa shtoi se familja e djalit të tij ka pasur 3 mijë euro me vete në çantë, pasi po bënin shtëpi të re.

“Jemi shumë keq. Dy fëmijët ishin në prokurori, tani po kthehen nga rruga. Edhe unë shpresoj që të kenë qenë dhe psikologët të pranishëm. Gjendja e Naimit është e rëndë. Naimi është duke u kthyer nga Prishtina.
Nga Suedia kam mbërritur sot në mëngjes, dhe nuk jemi takuar ende. I kam lexuar mediat. Dikush thotë që është një makinë me targa të huaja, apo ka një dyshim tjetër. Ndoshta mund të ketë edhe lidhje me detyrën. Sipas çdo informacioni që kam, këta ishin duke u vendosur në shtëpi të re. Liridona kishte pasur një shumë të konsiderueshme në çantë dhe ka bërë rezistencë. Kanë pasur diku te 3 mijë euro. Naimi ishte duke ngarë makinën. Ata i kanë dalë me armë para makinës. Kur ju kanë dalë me armë, Naimi e ka kuptuar se do të vriten të gjithë dhe ka ikur nga makina. Flitet dhe një variant tjetër ku ka hapur derën e fëmijëve dhe i ka thënë bashkëshortes; ik, por ajo ka bërë rezistencë. Por mund të jetë ngatërruar me rripin e sigurimit pasi ishte e stresuar”, tha ai.

Më tej, Murselli ka treguar se njëri prej fëmijëve është terrorizuar nga ngjarja, ndërsa grabitësit i kanë marrë telefonin.

“Nipi i vogël 4 vjeç i kishte treguar familjarëve, se njëri prej grabitësve i kishte marrë telefonin djalit. Dyshohet se kanë qen 2 persona të maskuar. Ajo zonë është si rrugë fshati, nuk ka pasur kamera sigurie. Pak metra më larg, kam dëgjuar se ka pasur një restorant kamera. Grabitësit lëviznin me makinë të tipit ‘BMW’.

Sa erdha në shtëpi, ishte ora 21:00 dhe më telefonin djali i vogël e më thotë ‘babi ke diskutuar me Naimin’. I them që jo, më pas më thotë ‘po më thonë se paskan vrarë Liridonën’. Liridona është kthyer në Kosovë në muajin tetor”, rrëfeu ai më tej për emisionin “Me zemër të hapur”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com