Ka marrë fund arratia e shtetasit italian, Massimo Gigliotti, i shpallur në kërkim prej vitit 2018 në akuzën e trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike.
Gigliotti është arrestuar në kuadër të operacionit “Inchos”, operacion i cili zbardhi aktivitetin kriminal të një grupi italo-shqiptarë që trafikonin kokainë nga Amerika e Jugut, heroinë nga Siria dhe marijuanë nga Shqipëria.
Gjatë operacionit të koduar Ichnos, u arrestuan shqiptarët; Ismail Rebeshi i njohur me nofkën Ermal, pikë referimi me mafian kalabreze Ndrangheta për furnizimin me drogë e kontrollin e territorit në provincat e qyteteve Romë e Milano.
Spartak Patozi i njohur me emrin “Richmond” Shkelzen Patozi i njohur me ermin “Zeni” Gazmir Gurguri i njohur me emrin “Gazi” Sokol Dervishi i njohur me emrin “Codino” (bishtaleci) I shumëkërkuari italian i arrestuar nga policia.