“Zgjohuni”, OKB ndez alarmin, bën paralajmërimin e fortë: 2023 viti më i nxehtë në histori, merrni masa

Ky vit do të jetë viti më i nxehtë në historinë njerëzore, tha kreu i Kombeve të Bashkuara, në fillim të samitit të klimës COP28. Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres tha se të dhënat tregojnë se
“ne po jetojmë në një kolaps të klimës”.

Duke i bërë thirrje komunitetit ndërkombëtar që të veprojë dhe të përmbushë angazhimet e klimës, ai tha se rekordi duhet të zgjojë të gjithë liderët botërorë.

Komentet e tij erdhën pasi Organizata Botërore Meteorologjike raportoi se viti 2023 kishte thyer rekordin global të temperaturës. Ekziston frika se viti 2024 mund të jetë akoma më i ngrohtë për shkak të fenomenit El Nino.

Guterres theksoi gjithashtu se nivelet e detit dhe temperaturat e sipërfaqes së detit kanë arritur nivele rekord dhe se nivelet e akullit të detit në Antarktidë kanë arritur një rekord të ulët.

“Ky vit ka parë komunitete anembanë botës që janë prekur nga zjarret, përmbytjet dhe temperaturat e larta. Ngrohja rekord globale duhet të zgjojë të gjithë liderët botërorë.

Dhe kjo duhet t’i nxisë ata të marrin masa”, tha ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com