“Do të doja të mos e shihja më kurrë”, Filippo ishte përndjekës dhe xheloz, prindërit e braktisin në burg pa

Vrasja e Giulia Cecchettin më 11 nëntor, prej disa javësh vijon të mbetet kryefjalë e mediave italiane, ku gjithnjë e më tepër po dënohen krimet e feminicidit. Pas ekstradimit nga Gjermania në Itali ku ishte arratisur, Filippo Turetta, i cili kishte qenë i lidhur me 22-vjeçaren dhe që nuk pranonte ndarjen me të, ka pranuar autorësinë e krimit para autoriteteve italiane.

Nga ana tjetër, prindërit e tij duket se kanë dalë kundër të birit dhe nuk pranuan ta takonin në burg, i arrestuar për rrëmbimin, fshehjen e trupit dhe vrasje. Ata duhej të takoheshin më 29 nëntor me 22-vjeçarin, por në fund e braktisën. Familja e të riut në fakt kishte marrë dritën jeshile për intervistë nga prokuroria e Venecias, por më pas u detyrua t’i thoshin jo avokatit të ri të të dyshuarit, duke shpjeguar se kanë nevojë për të përdorur mbështetje psikologjike për veten dhe djalin e tyre, përpara se të kenë mundësi të kenë një takim në burgun e Veronezes.

Ndërkohë, pas përfundimit të autopsisë, trupi i studentes pritet që të përcillet për në banesën e fundit. Data e varrimit do të vendoset nga babai, Gino Cecchettin, i cili ende nuk ka dhënë informacion të saktë. Megjithatë, duket pothuajse e sigurt se varrimi do të bëhet në Bazilikën e Santa Giustina në Padova.

Ndërkohë, familja e viktimës ka kërkuar nëpërmjet avokatit të tyre që Turetta të akuzohet edhe për krimin e përndjekjes në dritën e përmbajtjes të disa mesazheve zanore të bëra të ditura në këto orë. Hipoteza duket gjithnjë e më konkrete, ndërsa avokati i besuar i Elena Cecchettin, Nicodemo Gentile, deklaroi se Turetta ka dëshmuar të jetë “një ngacmues i bezdisshëm, siç del nga disa elementë që kemi mbledhur tashmë. Ai kishte një sjellje të karakterizuar nga sjellje të shumta dhe të përsëritura që tregojnë një ‘uri për zotërim’ të vajzës”

Sipas mesazheve dhe audiove të dala në dritë, Turetta do të kishte kërkuar me gjithnjë e më shumë ngulmim të distancojë Giulia-n nga miqtë e saj, si dhe nga familja e saj, sepse ai ishte xheloz dhe posedues, edhe pas përfundimit të marrëdhënies së tyre. Aq sa në javët e fundit para vrasjes e reja, duke ndjekur qëndrimet dhe sjelljet e ish të dashurit të saj, kishte shfaqur gjithnjë e më shumë ankth dhe frikë se diçka mund t’i ndodhë asaj.

“Do të doja të mos e shihja më kurrë. Do të doja të zhdukesha nga jeta e tij por nuk di si ta bëj sepse ndihem fajtore, kam frikë se mund të lëndojë veten në një farë mënyre”, është përmbajtja e një transmetimi audio javën e kaluar në Rai. Zëri i Giulia-s dridhej teksa u tha miqve të saj shqetësimet lidhur me përfundimin e marrëdhënies me Turettën./Liberale.al

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com