Ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu është paraqitur këtë të enjte në seancën që do të zhvillohet sot për Gërdecin. Seanca e radhës së kaluar u shty për shkak të mungesës së dy avokatëve të të pandehurit, Mediut.
Ai akuzohet për shpërdorim detyre si edhe shpërdorimit të detyrës të kryer në bashkëpunim me zinxhirin komandues ushtarak.
Kujtojmë se Fatmir Mediu akuzohet për shpërdorim detyre, që lidhet me ngjarjen tragjike të Gërdecit, ku humbën jetën 26 persona, përfshirë burra, gra e fëmijë.
Konkretisht ai akuzohet për dy vepra penale për “Shpërdorim detyre”, njëra e parashikuar nga Kodi Penal dhe tjetra nga Kodi Penal Ushtarak, pasi në kohën që ka ndodhur ngjarja ai ka qenë ministër i Mbrojtjes dhe ngarkohet dhe me përgjegjësi për zbatimin e Kodit Penal Ushtarak.