“Flamuri, bashkimi, pavarësia”, Albin Kurti uron 28 Nëntorin nga Vlora

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka mbërritur në Vlorë me rastin e 111-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.

Në një prononcim të shkurtër për Euronews Albania, ai uroi shqiptarët për për 28-nëntorin duke u shprehur : “Gëzuar të gjithëve 28 Nëntorin, festën e bashkimit! Flamuri, pavarësia, bashkimi dhe liria”.

Ceremonia për ngritjen e flamurit u mbajt në “Sheshin e Flamurit” në qytetin e Vlorës, ku morën pjesë presidenti Bajram Begaj, kryeparlamentarja Lindita Nikolla, kreu i Bashkisë së Vlorës, Ermal Dredha etj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com