Është zbuluar një flotë minibusësh elektrikë prej 1.5 milionë paund të blera nga Britania e Madhe për Shqipërinë.
Ministria e Drejtësisë Britanike (MD) ka nisur 15 makina elektrike dhe 22 mikrobusë për të ndihmuar në përmirësimin e shërbimit të burgjeve në Shqipëri sipas një marrëveshjeje mes qeverive, që do të kthejë 200 nga kriminelët më të dhunshëm nga vendi ishullor, për të shërbyer pjesën tjetër të kohës në burgjet shqiptare.
Detaje të reja zbulohen nga mediat britanike, duke shqyrtuar kontratat e qeverisë në Britani, të publikuara këtë muaj, tregojnë se një pjesë e marrëveshjes shumëmilionëshe po shkon drejt pajisjes së shërbimit të burgjeve shqiptare me një flotë të re automjetesh. Rreth 600,000 euro janë shpenzuar për 15 automjete elektrike, ndërsa 22 mikrobusë të rinj do t’i ofrohen shërbimit të burgjeve të Shqipërisë me një kosto prej më shumë se 1 milion euro.
Investimi është pjesë e një totali prej 5 milionë eurosh, që Britania e Madhe, do të paguajë për rinovimin e burgjeve, sigurinë shtesë, punëtoritë, pajisjet rehabilituese dhe trajnimin e rojeve.
Britania gjithashtu do të paguajnë gjithashtu edhe 4 milionë euro të tjera në vit për shqiptarët për të rimarrë të burgosurit , përfshirë 17 të burgosur të përjetshëm.
Midis të identifikuarve për t’u kthyer është edhe Koci Selamaj, 36 vjeç, vrasësi i mësueses Sabina Nessa, 28 vjeç. Ai u burgos për të paktën 36 vjet për rrahjen dhe mbytjen e saj për vdekje në një park në juglindje të Londrës.
Selamaj ka vuajtur deri më tani vetëm dy vjet, që do të thotë që Britania e Madhe do t’i paguajë Shqipërisë rreth 500,000 euro që i burgosuri të kalojë 34 vitet e mbetura të dënimit në vendin e tij.
Ministria e Drejtësisë e Britanisë (MD) tha se marrëveshja do të kursente paratë e taksapaguesve, sepse kushton gati 45,000 euro në vit për të strehuar një të burgosur në Angli dhe Uells. Dhe nëse ai do të vuante dënimin në Mbretërinë e Bashkuar, kostoja do të ishte 3 deri në katër herë më e lartë se kostoja e vuajtjes së dënimit në Shqipëri. SI shembull konkret kostoja e burgut do të ishte e barabartë me rreth 2 milionë euro për Selamajn, në Britaninë e Madhe. /Liberale.al/