FOTO E DITËS: 111-vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë bashkon Ramën me Kurtin, në Vlorë

Albin Kurti duhet të ishte aty ku u ngrit flamuri kombëtar, në Vlorë, si një pjesë e një kombi të pandarë dhe nuk duhet të ndodhte ndryshe mes kryeminstrave shqiptarë në një ditë festive siç është dita e sotme, në 111 vjetorin e Pavarësisë së kombit tonë.

Në ceremoninë simbolike të ngritjes së flamurit kuqezi në Vlorë kanë qenë të pranishëm edhe Presidenti i Republikës, Bajram Begaj dhe kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla.

Pas ceremonisë së ngritjes së flamurit, liderët e shtetit shqiptar, bashkë me Kryeministrin e Kosovës kanë vendosur kurora me lule në memorialin e Pavarësisë në Vlorë.

Më pas Begaj, Rama, Kurti dhe Nikolla janë takuar me qytetarët që ishin të pranishëm në këtë ceremoni.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com