Mashtrim me lyerjen e fasadave të ndërtesave: Dy “mashtruesve” u sekuestruan 15 makina luksoze

Një mashtrim i madh u zbulua nga njjë kompani  ndërtimi, mes Milanos dhe Vareses, në kuadër të një projekti për lyerjen e fasadave që çoi në sekuestrimin e 15 makinave luksoze, përfshirë një Lamborghini Huracan STO dhe katër Ferrari, së bashku me një Rolex me vlerë rreth 30 mijë euro. Të dyshuarit janë një 49-vjeçar nga Legnano (Milano) dhe një 48-vjeçar banues në Uboldo (Varese).

Ishin hetimet e prokurorisë së Milanos që zbuluan sistemin me të cilin dy të dyshuarit arritën të mashtrojnë organet tatimore: një kompani ndërtimi, me përfaqësuesin e saj ligjor, gjeneroi kredi në mënyrë të padrejtë me një sistem mbifaturimi me një vlera totale 2 milionë euro.

Në përfundim të hetimit, gjyqtari hetues Busto Arsizio nxori një dekret sekuestrimi i cili përfshinte specifikisht 15 makina dhe luksoze, përfshirë Lamborghini Huracan STO, Ferrari 812 Superfast, Ferrari 488, Ferrari FF dhe Ferrari F8, së bashku me disa aksione të kompanisë si dhe një orë ari Rolex Yachtmaster, e gjetur gjatë kontrollit.

Gjithashtu u sekuestrua një makinë e quajtur Radical e cila nuk përdorej vetëm nga përfaqësuesi ligjor për qëllime personale, por ishte edhe në qendër të një plani biznesi që të dyshuarit donin të vendosnin në sektorin e makinave me qira. Pikërisht ky aktivitet do të ishte përdorur për pastrimin e parave përmes mashtrimit.

/Liberale.al/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com