Dasma përfundon me disa të vdekur/ Dhëndri 29-vjeçar vret nusen, vjehrrën, kunatën dhe në fund kryen vetëvrasje

Dasma e një burri 29-vjeçar dhe një gruaje 44-vjeçare u përlye me gjak në Tajlandë, pasi dhëndri për një arsye të panjohur hapi zjarr dhe vrau gruan e tij, nënën 62- vjeçare dhe motra 38-vjeçare të nuses, përpara se të kthente armën kundër vetes dhe të vriste veten.

Autori i tragjedisë, Chaturong Suksuk i cili ishte kampion paralimpik dhe ish-ushtarak.

Nga plumbat e 29-vjeçarit në dasmë që u zhvillua të shtunën, mbetën të plagosur edhe dy të ftuar, njëri prej të cilëve përfundoi i vdekur.

Sipas një burimi policor të cituar nga BBC, 29-vjeçari ishte “nën ndikimin e drogës në momentin e të shtënave”, ndërsa armët dhe municionet i kishte blerë legalisht një vit më parë.

Mediat tajlandeze raportojnë se çifti është grindur gjatë ceremonisë martesore, ndërsa burimet thonë se 29-vjeçari ndihej i pasigurt për diferencën në moshë me 44-vjeçaren. Çifti kishte jetuar së bashku për tre vitet e fundit.

Chaturong kishte fituar një medalje argjendi në Lojërat Para-Aziatike në Indonezi në vitin 2022. Ai kishte humbur këmbën e djathtë ndërsa ishte në detyrë me forcën paraushtarake të këmbësorisë së lehtë, e cila patrullon kufijtë e Tajlandës./Liberale.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com