Elita politike e viteve ‘90, Lukashenko dhe krahasimi me Britaninë e Madhe e Italinë

Shqipëria krahasuar me vendet e tjera ish-komuniste, nëse i referohemi elitave politike, duket se afron ose ngjan më tepër me modelin e Bjellorusisë.

Në ish-vendin e Bashkimit Sovjetik, presidenti Alexander Lukashenko dhe partia e udhëhequr prej tij nuk e lëshojnë pushtetin prej vitit 1994. Në vendin tonë ndryshimi është ndoshta dypolariteti politik. Mungesa e rotacionit dhe e nevojës për ndryshimin e elitave drejtuese të partisë në Shqipëri është më e theksuar te e djathta.

Lukashenko prej tri dekadash në pushtet kryeson një qeveri autoritare sot në vendin e tij dhe është etiketuar si “diktatori i fundit i Evropës”.

Ai e nisi karrierën politike në krye të Partisë Komuniste të Bashkimit Sovjetik (1979-1991) dhe më pas iu bashkua partisë “Komunistët për Demokraci (1991-1992). Pas shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik, Lukashenko me të ardhur në pushtet, shpiku “metoda demokratike” që e bëjnë atë imun ndaj çdo krize ekonomike dhe politike.

Mbretëria e Bashkuar, Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara nuk e njohin Lukashenkon si president legjitim të Bjellorusisë pas zgjedhjeve të diskutueshme të vitit 2020.

Perëndimi i qytetëruar dhe me demokraci të konsoliduar, përmes shembujve që sjell nga Italia deri në Britaninë e Madhe, i ka ndryshuar disa herë elitat politike në tri dekadat e fundit. Dhe me siguri nuk pret leksione demokracie nga Shqipëria, Bjellorusia apo çdo vend tjetër me të kaluar komuniste që vuan ende pasojat e periudhës komuniste duke trashëguar bashkë me njerëzit edhe mentalitetin e së kaluarës.

Kryeministrat e Italisë, pas ‘92

Giuliano Amato (1992–93)
Carlo Azeglio Ciampi (1993–94)
Silvio Berlusconi (1994–95)
Lamberto Dini (1995–96)
Romano Prodi (1996–98)
Massimo D’Alema (1998–2000)
Giuliano Amato (2000–01; hera e dytë)
Silvio Berlusconi (2001–06; hera e dytë)
Romano Prodi (2006–08; hera e dytë)
Silvio Berlusconi (2008–11; hera e tretë)
Mario Monti (2011–13)
Enrico Letta (2013–14)
Matteo Renzi (2014–16)
Paolo Gentiloni (2016–18)
Giuseppe Conte (2018–21)
Mario Draghi (2021–22)
Giorgia Meloni (2022– )

Kryeministrat e Britanisë së Madhe, pas ‘92

John Major (1990–97)
Tony Blair (1997–2007)
Gordon Brown (2007–10)
David Cameron (2010–16)
Theresa May (2016–19)
Boris Johnson (2019–22)
Liz Truss (2022)
Rishi Sunak (2022– )

Përgatiti: a.m / Liberale.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com