Aksident i rëndë në Fier, makina del nga rruga, 4 të plagosur

Një aksident ndodhi në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Cakranit” në Fier. Një person duke drejtuar makinën tip “Benz” ka humbur kontrollin e makinës dhe ka dalë nga rruga.

Për pasojë, siç mund ta shihni edhe në foto, mjeti ka përfunduar në një arë, e përmbysur në një anë. Dëmtimet janë të shumta. Mësohet se të lënduar ka mbetur bashkë me shoferin edhe 3 pasagjerë.

“Si pasojë e daljes nga rruga, është dëmtuar shtetasi E. K dhe tre pasagjerët, të cilët po kryejnë ekzaminimet mjekësore në spitalin rajonal Fier”, njoftoi policia.

Ende nuk ka një sqarim se pse është shkaktuar ky aksident. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com