Një anije tregtare është mbytur gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm, rreth 5 km larg ishullit të Lezbosit në Egjeun lindor.
Anija ishte nisur nga Egjipti dhe kishte destinacion Stambollin. Ajo kishte ekuipazh prej 14 personash 8 egjiptianë, 4 indianë dhe 2 sirianë. Ende nuk dihet fati i ekuipazhit.
Sipas rojës bregdetare greke, anija u godit nga stuhia që ka pushtuar Egjeun dhe brenda pak minutash u fundos.
Në zonë ka nis një operacion kërkim shpëtimi në të cilën marrin pjesë një fregatë e marinës greke, helikopterë dhe anije të rojës bregdetare helene.