Shqipëria përmbyll procesin “screening”, hapi i radhës: Hapja e kapitullit të parë negociues

Shqipëria ka përmbyllur me sukses të gjithë ekzaminimin analitik të përafrimit të ligjeve me Bashkimin Evropian, një proces i njohur me termin aquis, duke i lënë kështu vend si hap i radhës i integrimit, hapjen më në fund të kapitullit të parë negociues me BE-në.

Në një reagim në faqen zyrtare në platformën “X”, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njofton se i gjithë procesi ka zgjatur rreth 14 muaj dhe ka përfshirë mbi 1 mijë ekspertë nga Shqipëria dhe po aq nga Komisioni Evropian.

Përmbyllja me sukses e kësaj faze fillestare e sjell kështu edhe një hap më tej përpara vendin, për ta përgatitur në procesin e vijueshëm të integrimit,” shkruhet ndër të tjera në reagimin e ministrisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com