Rrëfimi i Balina Bodinakut: U diagnostikova me një sëmundje të rëndë, ndoshta të pashërueshme…

Intervista e “31 pyetjeve” këtë të premte nga “Rudina” në Tv Klan pati si protagoniste gazetaren Balina  Bodinaku. Rrëfimi personal përmes pyetjeve preku momente nga karriera dhe jeta, ku ajo ndau edhe çastin e saj më të vështirë.

E emocionuar dhe e përlotur, Balina Bodinaku flet për herë të parë mbi përballjen me një sëmundje të rëndë, thuajse të pashërueshme që i ka ndryshuar jetën. Ajo vazhdon ende të luftojë me të çdo ditë, por nuk dorëzohet, madje përmes historisë përçon një mesazh të vërtetë force e kurajoje që të frymëzon.

Balina Bodinaku: Momenti më i vështirë në jetën time është momenti kur unë u diagnostikova me një sëmundje të rëndë, ndoshta të pashërueshme…. i cili më ndryshoi jetën, më ndryshoi gjithçka në jetën time, është një sëmundje me të cilën vazhdoj luftoj… ky është momenti më i vështirë. Por pavarësisht se duket si… okej, është moment i vështirë, nuk është gjë e bukur për të kaluar, unë kam shumë vite që merrem me këtë sëmundje, por brenda të keqes ka edhe shumë gjëra të mira që fitojmë nga sfida, unë e quaj një sfidë, e quaj një provë dhe mendoj që… nuk jam e vetmja që kaloj prova. Të gjithë i kanë provat e tyre në jetën e tyre. Kjo është ajo që mua më takoi të ndeshem me të dhe brenda saj sigurisht ka shumë mësime.

Mëson shumë, merr shumë, njeh veten ndryshe, njeh të tjerët ndryshe, sheh veten dhe botën ndryshe. Kupton që nuk ekziston asgjë e pamundur dhe kufijtë nuk janë ata që mendojmë ne që janë, nuk ka kufij. Dua të them, kur jemi në një situatë shëndeti të plotë mendojmë se gjithçka është e mundur sepse ne jemi në këtë gjendje dhe nëse do isha ndryshe, nëse do kisha një problem të një natyre tjetër shëndetësore le të themi, unë ëktë gjë nuk do ta bëja dot dhe pastaj ti gjendesh në një situatë sfiduese si kjo në të cilën unë jam dhe kupton që jo, ti mësohesh të jetosh edhe me këtë gjënë dhe të përshtatesh dhe kupton që ata kufijtë që ti mendoin që ishina ty, në fakt nuk janë aty, ata ishin kufijtë që ia kishe vënë ti vetes.

Kufijtë lëvizin në varësi sa ti përpiqesh dhe përtej vështirësive sepse sigurisht gjithçka është më e vështirë, gjithçka është më sfiduese, shumë herë më e vështirë se ç’ka qenë dhe shumë herë më e vështirë se sa kolegë të mi kur unë punoj në grup, në ekip por kufijtë nuk ekzistojnë, e pamundura nuk ekziston. Për sa kohë që deri dikur unë mendoja se diçka ishte e pamundur e tani arrij ta bëj, do të thotë që nuk janë aty.

Është thjesht çështje perceptimi, është thjesht çështje vetëbesimi, është thjesht çështje e të punuarit me veten dhe të dashurit për të parë gjënë e mirë në gjithçka që ndodh, në fund të ditës, jemi në këtë jetë për të kaluar edhe prova dhe pjesë e rritjes sonë si njerëz dhe të qenit ata që ne jemi, kështu si jemi janë edhe provat dhe nuk e shikoj këtë si një dramë, e shikoj si një vështirësi me të cilën punoj.

Gazetarja shton se ka rreth 10 vjet që është diagnostikuar, por gjendja e saj aktuale është e mirë dhe gjithçka është nën kontroll.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com