Reforma Zgjedhore, Rama pyeti se ku është, Basha i kthen përgjigje dhe i kujton “dashurinë e vjetër të 2008-ës”

Lidhur me Reformën Zgjedhore, kryetari i Partisë Demokratike mblodhi sot ekspertë dhe të tjerë të interesuar në një tryezë, për të diskutuar mbi ndryshimet e sistemit zgjedhor.

Por paralelisht në një konferencë për shtyp kryeministri Rama, i pyetur nëse do të bashkëpunonte me PD-në zyrtare, me ironi u kundërpërgjigj dhe tha se ku ndodhet Lulzim Basha?

Rama u shpreh se Reforma kërkon 84 vota dhe la të nënkuptohet se nga përçarja e opozitës nëse nuk do të ketë konsensus dhe nuk plotësohen votat, reforma mund të mos arrihet.
Ka reaguar më pas Lulzim Basha, kryetari i PD-së, duke u shprehur se incidentet në Kuvend janë teatër dhe se Rama bashkë me Berishën po tregojnë se janë të lumtur me pozitat që mbajnë falë këtij sistemi që ngritën ndaj edhe nuk kanë interes për të miratuar Reformën Zgjedhore.

Reagimi i plotë i Bashës:

Sot Edi Rama u shfaq sërish për të mbrojtur korrupsionin që nis nga zyra e tij. Atë që ka bërë me Saimir Tahirin, Vangjush Dakon, Elvis Roshin e dhjetra të tjerë, sot e bëri me Ilir Beqajn. Edi Rama sot u mundua të shantazhojë drejtësinë duke marrë në mbrojtje aferën korruptive të sterilizimit, siç ka bërë edhe me inceneratorët. Një përpjekje e dëshpëruar për t’i bërë presion drejtësisë.

Sa i përket Reformës Zgjedhore, është tashmë e ditur se Rama është një nga njerëzit më të interesuar që të mos ketë ndryshim të sistemit zgjedhor në Shqipëri, për të mbajtur fort në këmbë marrëveshjen e 2008-ës, që u mohon shqiptarëve të drejtën për të zgjedhur deputetët që duan.

Edi Rama nuk e ka fshehur dhe nuk e fsheh se kë do në krye të opozitës, këtë e dëshmoi edhe sot. Por shqiptarët e kanë të qartë se teatri i Parlamentit është vetëm fasada e interesave të përbashkëta Rama-Berisha.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com