Luiz Ejlli mban premtimin e dhënë Veliajt, shkon të takojë nxënësit e shkollës së re “Lekë Gjiknuri”

Pak kohë më parë Kryebashkiaku i Tiranes, Erion Veliaj zhvilloi një takim me nxënësit e shkollës së re “Lekë Gjiknuri”.

Në bisede e sipër me ta, Veliaj telefonoi live Luiz Ejllin, fituesin e Big Brother Vip, të cilit i mori edhe një premtim se do të shkonte në shkollën e tyre që hapi dyert këtë shtator.

Nuk ka vonuar dhe Luiz Ejlli ka mbajtur premtimin e dhënë kryebashkiakut Erion Veliaj se do të shkonte të takonte nxënësit në shkollën e tyre. Ai ka publikuar një video nga ky takim entuziast.

E ndërtuar në ish-godinën ku më parë ishin vendosur zyrat e UKT-së, shkolla “Lekë Gjiknuri” ofron të njëjtën cilësi dhe standarde, ashtu si 40 shkollat e tjera të hapura në Tiranë këto tetë vite.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com