Çfarë dimë për pneumoninë “misterioze” tek fëmijët në Kinë? Simptomat, ngjashmëria me Covid dhe shkaqet e mundshme

Në Kinë raportohet nga mediat e huaja për një valë ” pneumonie të padiagnostikuar ” ose, siç e quajnë shumë, “pneumoni misterioze”.

Sëmundja ka prekur veçanërisht fëmijët në veri të Kinës  që nga mesi i tetorit. Dhe sigurisht që perëndimi, sipas mediave italiane, nuk dinë asgjë.

Mungesa e elementeve të besueshme është shqetësuese, aq sa Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) u ka kërkuar më shumë informacion autoriteteve shëndetësore kineze, ndërkohë që postimet në rrjetin social X (ish Twitter) flasin për spitale të mbushura me njerëz, si ai i pediatrisë në Pekin dhe ato të provincës Liaoning.

Simptomat e sëmundjes së re janë: temperaturë e lartë dhe gjurmë në mushkëri (por pa kollë).

Rreziku është që kjo pasiguri e përgjithshme lë vend për frikë dhe ngjall kujtimet e fundit të vitit 2019 kur atë që u njoh pak kohë më vonë si pandemia e dytë e shekullit, Covid-19. /Liberale.al/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com