Basha, me fermerët e Gramshit: Fondet e BE-së në shkuan për luksin e klientëve të qeverisë. SPAK të çojë para drejtës

Kryetari i Partisë Demokratike ishte sot në Gramsh, ku u takua me fermerë të zonës për t’u njohur më nga afër me shqetësimet dhe problematikat e tyre.

Basha tha ndër të tjera se, “u njoh nga afër me shqetësimet për mungesën e subvencioneve, për largimin e të rinjve, për mungesën e investimeve në infrastrukturë, që e bëjnë edhe më të vështirë përballjen me këtë realitet të hidhur ekonomik.”

Postimi i plotë i Bashës:

Në takimet e sotme me fermerët në Gramsh, u përballa edhe njëherë me problematika dhe sfida që mund të zgjidheshin nëse qeveria mund t’u kushtonte sado pak vëmendje.

Dëgjova shqetësimet për mungesën e subvencioneve, për largimin e të rinjve, për mungesën e investimeve në infrastrukturë, që e bëjnë edhe më të vështirë përballjen me këtë realitet të hidhur ekonomik.

33.5 milionë euro është shuma e abuzuar nga qeveria më e korruptuar e Europës. 54 raste janë identifikuar që paratë në vend që të shkonin për të mbështetur fermerët, kanë shkuar për restorante, shtëpi e hotele luksoze për klientë të qeverisë.

Ky është vetëm njëri prej rasteve, në një kohë kur korrupsioni i përhapur kudo, dëmton shqiptarët dhe i detyron ata të emigrojnë. Inkurajmë SPAK t’i japë fund pandëshkueshmërisë dhe të çojë para drejtësisë zyrtarët e korruptuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com