“Ne do të bëhemi TRE”, më në fund Luizi konfirmon shtatzëninë e Kiarës, zbulon dhe gjininë e bebit (VIDEO)

Kiara Tito dhe Luiz Ejlli do të bëhen prindër për herë të parë. Lajmin e ëmbël e ka konfirmuar pak minuta më parë vetë këngëtari përmes një postimi në rrjetet sociale, duke ndarë imazhe dhe momente nga festa që ata kanë bërë për zbulimin e gjinisë së bebes.

Pra aludimeve në medie se moderatorja është në pritje të ëmbël, duket se Luizi iu vuri kapak sot. Çifti do të mirëpresë një vajzë, që do të vijë si një bekim në jetën e tyre. Nuk na mbetet të themi gjë tjetër përveçse t’i urojmë Kiarës shtatzëni të mbarë.

Këngëtari ka publikuar dhe një këngë të re me titull ‘Frymë’, dedikuar fëmijës së tyre, ndërsa në video shfaqet Kiara ku i tregon se është shtatzënë.

“Ne kur e mesuam lajmin na la pa fryme dhe mezi kemi pritur ta ndajm edhe me ju. Jemi te mbushur me emocione, pasi shume shpejt do te vij ne jete fruti i dashurise tone, qe mezi presim ti shohim syte dhe ti prekim duart.. Kjo eshte per te gjithe ju qe prej fillimit keni perjetuar me ne cdo emocion te historise tone te bukur te dashurise. Do te behemi 3 “-ka shkruar Luizi krah videos së publikuar në Instagram.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com