I vunë “flakën” Kuvendit, kush janë katër të përjashtuarit? Sekretariati i Etikës kursen dy deputetet

Pas kërkesës së Partisë Socialiste, për përjashtimin e 6 deputetëve pas kaosit dhe tymueseve që hodhën në Kuvend, seancën parlamentare të së hënës, ka ardhur edhe vendimi i Sekretariatit të Etikës së Kuvendit.

Sekretariati ka ka vendosur për përjashtimin e katër deputetëve të cilët ndezën tymuese dhe i vunë flakën një tavoline në seancën e 20 nëntorit ku ishte planifikuar të diskutohej pr/buxheti 2024.

Të përjashtuarit janë:

1-Flamur Noka
2-Bledion Nallbati
3-Gazment Bardhi
4-Flamur Hoxha

Pavarësisht se PS kishte kërkuar përjashtimin edhe të dy geputetve, Albana Vokshi dhe Sorina Koti, Sekretariati nuk i ka përfshirë në listë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com