Sylvinho, trajneri më i mirë që ka patur Kombëtarja? Përgjigjet Lorik Cana: Duhet të presim sepse…

Ish-kapitani i Kombëtares shqiptare, Lorik Cana nuk mund të thotë se Sylvinho është trajneri më i mirë që ka pasur ekipi ynë.

Këto komente Cana i bëri gjatë një lidhjeje për emisionin “Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania, ku u shpreh se për momentin trajneri më i mirë është ende Xhani De Biazi.

Sipas tij Sylvinho ka krijuar një frymë shumë të mirë në Kombëtare dhe kualifikimi është falë punës së tij, por shtoi se trajneri ka ende rrugë për të bërë me ekipin kuqezi.

:Nuk e di, është akoma shumë herët për të thënë diçka të tillë. Por është një trajner që ka bërë një punë të mrekullueshme. Më ka lënë një përshtypje shumë të mirë, ambienti që ka krijuar, frymën që ka krijuar aty brenda dhe kualifikimi që është diçka historike flet vetë.

Por për t’u bërë më i miri duhet të presë akoma, sepse ka ende një rrugëtim të gjatë për të bërë me Kombëtaren shqiptare. Për momentin më i miri mbetet Xhani De Biazi”, është shprehur Cana.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com