Një 30-vjeçar është proceduar penalisht në Këlcyrë këtë të mërkurë.
Ky shtetas hyri pa autorizim, në llogarinë personale në Facebook, të një 61-vjeçari.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve Kibernetike të DVP Gjirokastër referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin K. H., 30 vjeç, banues në Këlcyrë, pasi dyshohet se ka hyrë pa autorizim, në llogarinë personale, në rrjetin social Facebook, të shtetasit J. J., 61 vjeç, banues në Këlcyrë”, thuhet në njoftimin e policisë.