Telashet e këngëtares kolumbiane Shakira me drejtësinë spanjolle kanë marrë fund. Ajo ka pranuar fajin ara gjykatës për evazion fiskal dhe do të paguajë një gjobë të kripur pas dënimit që iu dha.
Avokatët arritën një pakt me Zyrën e Tatimeve për evazionin fiskal të 14,5 milionë eurove në vitet kur ajo kishte jetuar në Spanjë pa paguar taksa, kur ishte ende partnerja e Pique. Palët ranë dakord që dënimi me burg për tre vite i saj të mos vihej në zbatim për shkak se nuk kishte precedentë penale dhe ajo do të paguante një gjobë prej 7,3 milionë eurosh përtej shumës së prapambetur.
Një ditë pas vendimit që u bë publik në një gjykatë në Barcelonë, avokati i saj, Pau Molins, lëshoi disa deklarata në “RAC 1” ku shpjegoi se gjithçka ishte shkaktuar nga ligjet e ndryshme që aplikohen në pjesë të ndryshme të Spanjës, Ai bëri të qartë se tre shkelje që i njiheshin Shakirës në Barcelonë, nuk njiheshin në tre komuna të tjera spanjolle. “Nëse je rezident në Katalonjë mund të shkosh në burg për një shkelje që nuk ekziston në Madrid, pasi për të njëjtën sjellje nuk ka taksim mbi të ardhurat”, tha ai.
“Dashuria e Shakirës i kushtoi asaj deri në 120 milionë euro”, tha avokati duke shpjeguar se këngëtarja kolumbiane kishte kaluar në plan të dytë karrierën për të jetuar përkrah Pique dhe fëmijëve që kishin bashkë. “Nëse do të ishte dashuruar me Sergio Ramos do i kishte kushtuar më pak”, tha avokati.