Kuvendit iu vu flaka, Ambasada e BE-së: Parlamenti funksional, rol kyç në integrimin e vendit, duhet dialog konstruktiv mes P

Ambasada e Bashkimit Europian në Tiranë ka reaguar për situatën e pazakontë në kuvend, ku disa nga deputetët e opozitë ndezën tymuese dhe  grumbulluan karriget para foltores, duke krijuar një situatë kaotike.

Misioni i BE thotë përmes një deklarate se parlamenti funksional është shtyllë qendrore në procesin për anëtarësimin e vendit tonë në Bashkimin Europian. Delegacioni i BE bën thirrje për dialog konstruktiv në interes të qytetarëve.

“Pas zhvillimeve të fundit në Parlamentin e Shqipërisë, Bashkimi Evropian rikujton se një Parlament funksional që ushtron një rol efektiv mbikëqyrës dhe legjislativ është një shtyllë qendrore e procesit të anëtarësimit në BE. Dialogu politik konstruktiv dhe gjithëpërfshirës në parlament është shumë i rëndësishëm dhe në interes të qytetarëve shqiptarë”, thuhet në deklaratëne BE-së.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com