Aksident i rëndë në Gjadër, dy të plagosur nga përplasja e makinave (Emrat)

Një aksident i rëndë është shënuar këtë pasdite në Gjadër të Lezhës. Sipas informacioneve të para, në aksident janë përfshirë dy automjete.

Si pasojë kanë mbetur të plagosur dy shoferët e mjeteve, Hajri Kalaj dhe Shkëlqim Elezi, të cilët janë dërguar për ndihmë në spital. Sipas burimeve të mediave, të plagosurit ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Policia dhe ekipet e emergjencës ndodhen në vendin e ngjarjes për të përcaktuar shkakun e aksidentit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com