Kush janë dy deputetet femra që me produktet kozmetike futën flakadanë në Kuvend

Kur pritej të diskutohej projektbuxheti 2024, më pak se 5 minuta zgjati seanca më e rëndësishme e vitit në Kuvend, pasi deputetët e Rithemelimit ndezën flakadanë dhe krijuar kaos sërish duke mos lejuar zhvillimin normal të seancës.

Mësohet se Albana Vokshi dhe Sorina Koti ishin dy deputetet që futën ndërmjet produkteve kozmetike, konkretisht parfumit dhe kremit anti-rrudhë, tymueset.

Flakadanët që u ndezën mësohet se u futën brenda sallës plenare nga gratë deputete, të cilat nuk janë kontrolluar nga garda.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com