Protestë masive në Spanjë, qyetarët kundërshtojnë marrëveshjen për formimin e qeverisë

Rreth 170,000 njerëz kanë dalë në shesh të Madridit duke protestuar kundër ligjit katalanas për amnisti që i ka lejuar kryeministrit Pedro Sanchez të sigurojë një mandat të dytë në detyrë.

Kësaj proteste i janë bashkuar edhe partitë e djathta që kanë kundërshtuar marrëveshjen për formimin e qeverisë.

Vendimi i Sanchez për të rënë dakord me amnistinë e propozuar,  të cilën ai e kishte kundërshtuar në prag të zgjedhjeve, ka zemëruar kundërshtarët e tij politikë, të cilët e kanë akuzuar atë për hipokrizi, manovra cinike dhe vënien e mbijetesës së tij politike përpara interesave të vendit. Ky veprim ka zemëruar gjithashtu shumë spanjollë në të majtë dhe në të djathtë.

Disa protestues mbanin pankarta ku edhe shkruheshin, “ndarja e pushteteve”, “tradhtarët” dhe “jo në emrin tim”, gjithashtu demostruesit brohorisnin “Sánchez të dorëhiqet”; “Viva España”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com