Del në ankand kapelja e Napoleon Bonaparte

Një kapele dy shekullore e mbajtur nga Napoleon Bonaparte gjatë mbretërimit të tij në krye të Perandorisë Franceze ka dalë në ankand për vlerën fillestare prej 800 mijë Euro.

Materiali i saj është kastor dhe ka një model bikorn, me dy anë të ngritura të rrethit të saj, e cila simbolizonte karakterin historik të Napoleonit. Ekspertët e shtëpisë së ankandeve Onsena që e disponojnë, thonë se tipari i veçantë i kapeles së perandorit është se pjesët e ulëta të saj qëndronin paralel me shpatullat.

“Është imazhi që i dha vetes. Së pari, ai e ndërtoi vetë imazhin, pasi Napoleoni është njeri i komunikimit dhe kështu bleu një kapele, kishte 120 të tilla. Së dyti, bleu një kapelë mjaft të thjeshtë, me logon e rrumbullakët, imazhin e Revolucionit Francez sepse ai e konsideronte veten trashëgimtar të atij revolucioni.”

Megjithatë, kapelja e Napoleonit kishte të njejtin pamje me ato të ushtarakëve, për të krijuar idenë e usharit-perandor. Sëbashku me kapelen, në ankand do jenë edhe sende të tjera personale të tij, përfshirë një kopje të testamentit të shkruar nën diktimin e tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com