Ushtria izraelite ka njoftuar se ka gjetur trupin e një pengu të vdekur jashtë një ndërtese pranë spitalit Al Shifa në Gaza. Siç raportojnë mediat e huaja, të enjten në mbrëmje, IDF njoftoi se gjetën trupin e 65-vjeçares Yehudit Weiss, i cili u rrëmbye nga Hamasi më 7 tetor, nga një ndërtesë pranë spitalit Al Shifa.
Weiss, nënë e pesë fëmijëve, u rrëmbye nga kibuci Be’eri më 7 tetor, raportoi Times of Israel. Bashkëshorti i saj, Shmulik Weiss u gjet i vrarë në dhomën e sigurt të shtëpisë së tyre. Sipas informacioneve, viktima ishte duke u trajtuar për kancerin e gjirit pak para se të rrëmbehej.
Në deklaratën e IDF-së thuhet se “Trupi i Yehudit Weiss, i cili u rrëmbye nga organizata terroriste Hamas, u nxor nga trupat IDF nga një strukturë ngjitur me spitalin Shifa në Rripin e Gazës dhe u transferua në territorin izraelit. Në strukturën në të cilën ndodhej Yehudit u gjetën edhe pajisje ushtarake duke përfshirë pushkë kallashnikov dhe RPG.”