Vangjush Dako mbetet në qeli, Gjykata refuzon rekursin e ish-kryebashkiakut të Durrësit

Gjykata e Lartë ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg” për ish-kryetarin e Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako, duke refuzuar kështu rekursin e Dakos për një masë më të lehtë sigurisë. Më herët përmes avokatëve mbrojtës, ai kërkoi lirimin nga burgu.

Kujtojmë se Dako u arrestua më 6 qershor me urdhër të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar me dyshimet se ka shpërdoruar detyrën në dy raste.

Rasti i parë për të cilën akuzohet Dako, ka të bëjë  me dhënien e lejes për ndërtimin e një pallati në Durrës në kundërshim me ligjin dhe rasti tjetër lidhet me tenderin për bërjen e një projekti për zhvillimin e vijës bregdetare, që iu rrit vlera 10-fish.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com