Një nënë e dy fëmijëve u vra kur u godit nga rrufeja në plazhin Boquilla në Cartagena, Kolumbi. Fatkeqja Froilanis Maireth Rivas Román ra në tokë në një pjesë të sekondës kur u godit nga rrufeja. Në të njëjtën kohë, një dëshmitar okular ka regjistruar momentin e frikshëm. Gruaja 34-vjeçare është parë duke ecur përgjatë vijës bregdetare me pamjet tregojnë një rrufe të madhe që e godet atë.
Pranë saj ishte një polic i cili duket i tronditur nga zhurma e rrufesë, por pa e parë gruan. Një tjetër pushues bie në rërë i tronditur dhe më pas vrapon për të ndihmuar gruan që vdiq në vend nga goditja elektrike.
Román ishte duke vizituar Boquilla Beach në Kolumbi me anëtarët e familjes. Froilanis ka lënë pas një djalë dhe një vajzë, postimet e të cilëve i ndante shpesh në Facebook. Ajo gjithashtu kishte biznesin e saj të veshjeve në Instagram.
Sipas Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, gjasat që dikush të goditet nga rrufeja janë një në një milion, megjithatë gati 90% e viktimave mbijetojnë. Në Kolumbi, vdekjet nga rrufetë për shkak të kushteve të motit janë të shumta.
Sipas Universitetit Industrial të Santanderit, numri i lartë i maleve dhe fushave të hapura në vend e bëjnë rajonin të prirur ndaj shkarkimeve elektrike. Universiteti tha: “Kolumbia është rajoni me aktivitetin më të lartë me rrufe në botë, gjë që rrit numrin e vdekjeve dhe të lëndimeve për shkak të këtij fenomeni, veçanërisht në zonat rurale”./Liberale.al