Adriana Lima u ka dhënë përgjigjen e saj atyre që kanë aluduar se ka bërë një lifting të fytyrës. Top modelja nga Brazili, përmes një storie, iu përgjigj kritikëve të saj të cilët thonë se në daljen e saj të fundit publike fytyra e saj ishte e fryrë.
“Kjo është fytyra e një nëne të lodhur që ka një vajzë adoleshente, një vajzë para adoleshencës, një djalë 1-vjeçar që mëson të ecë dhe tre qenë. Faleminderit për interesimin”, ka shkruar ajo në komentin që shoqëron foton e fytyrës së saj pa grim.
Përgjigja e modeles vjen pas fotosesionit të saj “The Hunger Games: The Ballad of Songbirds & Snakes” në tapetin e kuq në Los Angeles të martën.
Bukuroshja me origjinë braziliane mahniti me një fustan të zi me mëngë të gjata me disa pjesë të kuqe, por shumica e njerëzve e përqendruan vëmendjen në fytyrën e saj.
Disa spekuluan se Lima, 42 vjeç, mund të ketë bërë disa operacione plastike, duke u shprehur se ajo ende kishte “enjtje në disa zona në krahasim me të tjerat”.
“Nuk e kisha idenë se ishte i njëjti person,” komentoi njëri nga ndjekësit, ndërsa një tjetër shkruajti: “Ajo jo vetëm që ka sy dhelpre, por ka bërë edhe hundën”.
Të tjerë, më pak kritikë, ia atribuuan ndryshimin në fytyrën e saj mënyrës se si e aplikonte grimin e saj, duke thënë: “Do të habiteshit nga ndryshimi që mund të bëjë grimi”. “Ajo ka shtuar peshë, vetëm kaq. Ajo është ende 100 herë më seksi se kushdo prej nesh”, ka shkruar një fanse.
“Njerëzit në këto komente kanë harruar se si funksionojnë trupat. Ajo është njeri. Ajo është nënë. Ne evoluojmë dhe po ashtu edhe trupat tanë”.
Lima – e cila së fundmi iu kthye modelingut për Victoria’s Secret – mirëpriti djalin Cyan Lima Lemmers me partnerin Andre Lemmers në gusht 2022. Ajo gjithashtu ka dy vajza Valentina, 14 dhe Sienna, 10, me ish-burrin e saj, Marko Jarić. Pas pesë vitesh martesë, çifti u divorcua në 2014./Liberale.al