Emri/ Zbulohet identiteti i trupit që u gjet në Xarrë të Konispolit, i përket një 53-vjeçari

Mjekësia Ligjore ka identifikuar trupin e pajetë, gati në dekompozim, të një personi që u gjet një ditë më parë në Xarrë të Konispolit. Ai i përket 53-vjeçarit Adnan Jaupi nga Elbasani. Mësohet se ai punonte si çoban në zonë dhe rezultonte i zhdukur prej 3 muajsh.

Nga hetimi nuk konstatohen shenja goditjeje me mjete te forta apo plumbi. Sipas burimeve, vdekja mund të ketë qenë për shkaqe natyrale.

Vendi ku u gjet trupi i tij, fillimisht koka dhe pastaj trupi i dekompozuar por i pa groposur, u gjet i fshehur në një tunel me gjerësi rreth 1 m dhe gjatësi 3-4m. Madje tek vendi ku u gjet kufoma kishte ende erë të rëndë dekompozimi.

Fillimisht u dyshua se kufoma mund t’i përkiste njërit prej të zhdukurve në 7 prill të këtij viti, Leonard Thodhori dhe Fatmir Sulovari.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com