Alda Bardhyli, Drejtoreshë e Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit, foli këtë mbrëmje për Panairin dhe sondazhin e botuar pak ditë më parë, ku thuhej se 82% e shqiptarëve lexojnë.
Sa i takon sondazhit, ajo tha se është bërë me një kampion të vogël, prej 289 personash.
“Rritja e numrit të botimeve ka qenë e natyrshme pas gati 20 vite mungesë. Ka pasur nevojë të pasurohej me botime. Është bërë një punë e jashtëzakonshme për të sjellë përkthime shumë të mira. Sfida e leximit është universale, e përhershme. Panairi duket si një moment i rëndësishëm, pika e takimit të lexuesit me librin. Vitin e kaluar vetëm xhiroja e shitjes për 5 ditë shkon në 1.5 mln euro.
Nuk është se blihet vetëm në panair. Ka një lloj zbritje çmimi, por nuk blihen vetëm në panair. Sondazhi që bëmë, një kampion i vogël, shkojnë deri në 12 libra në vit, kjo do të thotë se ende nuk e kemi atë lexuesin e mirë. Ndaj them se është një sfidë e universale. Sondazhi ku del se 82% e shqiptarëve lexojnë libra, është një kampion i vogël, prej 289 vetash”, u shpreh ajo.